A mundet SPAK të kërkojë një masë sigurie për një deputet pa marrë më parë miratim nga parlamenti? Kjo është pyetja që ka shtruar ish-kryeministri dhe kreu i PD-së Sali Berisha në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar masën e sigurisë të SPAK të dhënë ndaj tij. Sipas Berishës, kjo masë është antikushtetuese, dhunon të drejtat e tij dhe parlamentarizmin shqiptar.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “” se Gjyqtarët e Kushtetueses janë mbledhur dhe po shqyrtojnë kërkesën e parashtruar nga kreu i PD.
Me shumë gjasë Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim nëse do ta pranojë apo jo kërkesën e z.Berisha. Nëse kjo kërkesë pranohet do të krijojë precedentë edhe për raste të tjera nën hetim nga SPAK.
Prej dhjetorit 2023, Sali Berisha është në arrest shtëpie. Ai është marrë i pandehur me akuzën se ka favorizuar dhëndrin e tij në aferën e privatizimit të Klubit Partizani.