Reshje shiu e bore, qarku i Korçës përfshihet nga moti i keq/ Probleme me ndërprerjen e energjisë, strukturat në gatishmëri

Moti i keq me temperatura të ulëta ka përfshirë edhe qarkun e Korçës prej mbrëmjes të së premtes.

Në zonat e ulëta ka pasur reshje shiu të shoqëruara edhe me erë të fortë ndërsa në zonat e larta malore ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
Ky mot ka sjellë edhe problematikat e para në qark që kanë të bëjnë kryesisht me energjinë elektrike.

Si pasojë e erërave të forta ka shkëputje të energjisë elektrike në disa fshatra të bashkisë Korçë, Pogradec, Maliq, Kolonjë e Devoll.
Fideri Podgozhan Nst/Guri i Kuq me defekt, pa energji 100 abonentë rurale, zona Bishnicë, Jollë, Selcë e Sipërme.
Fideri Vithkuq nst/Rehovë, pa energji zona Lekas, 150 abonentë ruralë Fideri 4 nst/Lozhan pa energji zona Maliq-Opar, Nikollarë, 4 abonentë)
Grupet e punës po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike në të gjithë territorin.

Ndërkohë gjatë natës si pasojë e erërave të forta është dëmtuar një pemë në parkun e Drilonit.
Fatmirësisht nuk ka shkaktuar problematika të tjera ndërkohë që prej mëngjesit të sotëm është hequr nga grupet e punës.
Ndërkohë strukturat në nivel qarku e çdo bashki, janë në gatishmëri për çdo shërbim të nevojshëm dhe situate te krijuar nga moti në vazhdim.


Arena e Lajmit

Reshje shiu e bore, qarku i Korçës përfshihet nga moti i keq/ Probleme me ndërprerjen e energjisë, strukturat në gatishmëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook