Molla mbetet pa shitur, fermerët e Dibrës nisin prerjet e drurëve frutorë

Të përballur me mungesë të tregut të shitjes, shumë fermerë që kanë kultivuar pemë frutore mollë, e kanë prodhimin stok. Ylli Farruku nga fshati Grevë i Njësisë Administrative Melan në Dibër thotë se të gjithë prodhimin e ka të mbetur gjendje pasi nuk ka mundur dot ta shesë.

Ai tregon se kjo situatë e ka mërzitur shumë pasi është e përvitshme, ndërsa shprehet se asnjë mbështetje nuk iu ka ardhur nga institucionet. Mungesa e një ambienti frigoriferik për ta ruajtur prodhimin në mënyrë që ta shesë gradualisht, bën që shumë fermerë ta hedhin.

I gjendur në të njëjtën situatë si fermeri Ylli Ferruku, fermeri Selim Suti ka nisur prerjen e të gjitha pemëve frutore mollë. Ashtu siç ka bërë me qershiat, Selimi tregon se të njëjtën gjë po bën edhe me mollën pasi prej vitesh prodhimi i kalbet për shkak të mungesës së tregut të shitjes.

Fermerët e Dibrës kërkojnë që shteti të jetë rregullator i çimeve të importit dhe produkteve të brendshme në mënyrë që këto të fundit të mos mbeten pa shitur.


Arena e Lajmit

Molla mbetet pa shitur, fermerët e Dibrës nisin prerjet e drurëve frutorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook