“Janë kapur adoleshentë me armë zjarri, doreza e thika”/ Rebani Jaupi për vrasjen e 14-vjeçarit: Oficeri i sigurisë e kreu detyrën! Të bëjmë më shumë si shoqëri

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi, i ftuar në emisionin Kjo javë  në News 24 deklaroi se paketa “Siguria në shkolla” nuk ka dështuar. Ai tha se oficerë policie në shkolla kanë kapur adoleshentë nëpër shkolla edhe me armë zjarri me vete, doreza e thika si dhe janë parandaluar ngjarje të rënda.

Jaupi tha se për rastin konkret, atë të vrasjes së një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli”, oficeri i sigurisë e ka kryer detyrën, ndërsa tha se mund të bëhej edhe më shumë sesa kaq. Ai shtoi se duhet të bëjmë më tepër si shoqëri.

Rebani Jaupi: Paketa “Siguria në shkolla” vazhdon, që të krijojmë ambient sa më të sigurt për nxënësit në shkolla. Hetimin në këtë moment e drejton Prokuroria. Unë mendoj se detyrimi i oficerit të policisë në shkollë është kryer. Oficeri i policisë kur ka marrë vesh sherrin, ata janë thirrur, janë ballafaquar, ata kanë thënë se nuk do vazhdonin përplasjet fizike, ata ishin nxënës të mirë në mësime. Dy nxënësi nuk kanë qenë problematikë dhe është njoftuar me këtë veprim. Grupi hetimor ka marrë në pyetje të gjithë personat dhe po heton edhe punën e oficerit të policisë.

Si oficer policie dhe si prind mendoj se është ngjarje e rëndë, jeta është shumë e shtrenjtë. Ne duhet të bëjmë më shumë si shoqëri. Duhet bashkëpunuar mes policisë, prindërve dhe komunitetit të nxënësve. E mira nuk ka fund dhe nëse do bëhej punë më e mirë nga ekspertët, ndoshta gjërat do shkonin më mirë. Psikologja mund të informonte edhe prindërit për sherrin. Oficerët e policisë kanë parandaluar ngjarje të rënda. Ka pasur nxënës që janë kapur me armë zjarri, me doreza dhe thika. Situata problematike është edhe në shkollat 9-vjeçare, por edhe në shkollat e mesme. Unë mendoj që celularët duhet të hiqen nga duart e adoleshentëve në mësim.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Janë kapur adoleshentë me armë zjarri, doreza e thika”/ Rebani Jaupi për vrasjen e 14-vjeçarit: Oficeri i sigurisë e kreu detyrën! Të bëjmë më shumë si shoqëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook