“Në fokus, rritja e mbështetjes sociale dhe zbutja e kostos së jetesës për qytetarët”, Ilir Meta publikon 11 amendamentet e PL për buxhetin 2025

Në profilin e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta në rrjetet sociale, është ndarë një postim ku renditen 11 amendamentet e PL për buxhetin 2025.

Meta thekson se fokusi i amendamenteve janë rritja e mbështetjes sociale dhe zbutja e kostos së jetesës dhe të varfërisë për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe taksave

Postimi i plotë:

𝟏𝟏 𝐚𝐦𝐞𝐧𝐝𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐋𝐢𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐁𝐮𝐱𝐡𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐚𝐧𝐭𝐢𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈
Buxheti i Shtetit i krijuar nga mundi dhe sakrificat e jashtëzakonshme të shqiptarëve ndodhet në duart e një Qeverie të korruptuar deri në palcë, që ka synim vetëm të vjedhë e të grabisë dhe jo të ndihmojë e mbështesë qytetarët e thjeshtë, pensionistët, të papunët dhe shtresat në nevojë.
Buxheti antisocial për vitin 2025, që thellon varfërinë e qytetarëve dhe të pensionistëve, është Buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.
Shpërndarja e fondeve provon qartë se shtresat sociale më në nevojë do të mbajnë mbi supe koston e korrupsionit të përbindshëm.
Në mbështetje të 5 Prioriteteve madhore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë kanë përgatitur dhe do të paraqesin për miratim amendamente për Buxhetin 2025 në seancën plenare për votimin nen për nen të tij.
Këto amendamente të Partisë së Lirisë kanë fokus të vetëm rritjen e mbështetjes sociale dhe zbutjen e kostos së jetesës dhe të varfërisë për pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve, ilaçeve, karburantit dhe taksave, si dhe një mbështetje për Arsimin në të gjithë nivelet e tij, Kërkimin Shkencor dhe rritjen e pagave për pedagogët, për Shëndetësinë e Bujqësinë për gjendjen e rëndë që përjetojnë këta dy sektorë, si edhe gjithashtu mbështetjen për të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Ndaj Partia e Lirisë përmes deputetëve të saj do të paraqesë këto amendamente:
. Rritje të mbështetjes për pensionet me 16.2 miliard lekë, ndryshe nga rritja qesharake e Qeverisë e parashikuar me vetëm 1.6 miliard lekë.
. Rritje me 6 miliard lekë të mbështetjes për barnat e rimbursueshme, si ndihmë konkrete për pensionistët dhe qytetarët në përgjithësi.
. Shtesë 2 miliard lekë për trajtimin me barna dhe aparatura për sëmundjet onkologjike, si përgjigje për dramën që po përjetojnë mijëra të sëmurë dhe familjet e tyre.
. Shtesë 2 miliard lekë për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, që po përjetojnë një situatë tepër të rëndë.
. Shtesë 1.5 miliard lekë për Arsimin bazë, si përgjigje ndaj analfabetizmit dramatik funksional, që po rrënon të ardhmen e vendit.
. Shtesë 1.2 miliard lekë për Arsimin e Mesëm.
. Shtesë 1 miliard lekë për Arsimin Universitar.
. Shtesë 0.5 miliard lekë për Zhvillimin e Sportit.
. Shtesë 5.6 miliard lekë për Përkujdesin Social, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuar, ndryshe nga përbuzja e Qeverisë, që nuk parashikon asgjë për këtë kategori që përballet me varfëri ekstreme.
. Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.
. Fond 7.9 miliard lekë për mbështetjen e rritjes së pagave që nga fillimi i vitit 2025.


Arena e Lajmit

“Në fokus, rritja e mbështetjes sociale dhe zbutja e kostos së jetesës për qytetarët”, Ilir Meta publikon 11 amendamentet e PL për buxhetin 2025

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook