Moviola e Skënderbeu-Laçi/ Mungon një penallti për kurbinasit (VIDEO)

Laçi arriti të merrte një fitore për statistikë në ndeshjen e fundjavës, të zhvilluar në Korçë, përballë Skënderbeut të rënë tashmë nga kategoria dhe që ka filluar të mendojë për sezonin që vjen.

VR

E veçanta e këtij takimi ishte arbitrimi për herë të parë i një gjyqtareje femër si kryesore. Emanuela Rusta ishte ajo që vendosi drejtësi në këtë sfidë.

Sa u përket episodeve të ndeshjes, kemi dy, një penallti e dyshimtë në favor të Laçit dhe ajo që u akordua, po për kurbinasit.

45’ Laçi pretendon për penallti, pas duelit të Frashërit me Spahiun brenda zonës, por pas konsultimit për disa minuta me VAR-in, gjyqtarja Emanuela Rusta vendos që loja të vijojë duke mos akorduar penallti. Nga pamjet shihet që Frashëri bën faull ndaj Spahiut, gjatë rrëzimit i prek këmbën e djathtë. Dyshimi në këtë rast ishte nëse topi kaloi vijën fundore në fillim, ashtu siç protestoi edhe Frashëri.

80’ Penallti për Laçin, e fiton Guindo pas duelit me Vrapin, për gjyqtaren Rusta nuk ka dyshime. 11-metërsh për bardhezinjtë. Vendim i drejtë, duke parë pamjet.

Arena e Lajmit


Loading…

Moviola e Skënderbeu-Laçi/ Mungon një penallti për kurbinasit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook