“Tarifat e Trump, mundësi e artë për Shqipërinë dhe Kosovën”, Buxhuku: Tregu do të riformohet, ja si mund të përfitojmë

Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka komentuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24 ndikimin e tarifave të reja globale të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar situatën si një mundësi të artë për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Me lëvizjet e Trump për ndryshimin e politikave tregtare botërore do të rifillojë një riformim i tregut,” u shpreh Buxhuku.

“Shqipëria dhe Kosova kanë aktualisht dy herë më pak tarifa doganore se Bashkimi Europian dhe deri në 3.7 herë më pak se vendet e rajonit, përfshirë Turqinë”, theksoi ai.

Sipas tij, ky avantazh tarifor duhet të shfrytëzohet për të tërhequr prodhuesit evropianë që kërkojnë hyrje më të lehtësuar në tregun amerikan.

“Ky është momenti që ekonomitë tona të bëjnë thirrje kompanive evropiane për të zhvendosur prodhimin e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, duke përfituar nga avantazhet që ofrojnë për tregtinë me SHBA-të,” shtoi ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook