“Peshkatari” i Durrësit dëmtohet sërish/ Skulptura ikonë, pre e vandalizmit (Video)

Vetëm pak muaj pasi u rikthye në vendin e tij pranë “Sfinksit” në Durrës, skulptura e njohur “Peshkatari” është dëmtuar sërish.

Burime zyrtare bëjnë të diturse mbrëmjen e djeshme, vepra e artistit Dylber Neziraj, e cila ishte restauruar dhe vendosur me kujdes nga Agjencia e Parqeve Urbane, ka pësuar dëmtime sërish.

“Peshkatari” është vendosur për herë të parë në këtë zonë në vitin 2016 dhe është kthyer në një simbol të dashur për qytetin, por dhe një ndër skulpturat e parkut më të fotografuar të qytetit bregdetar. Për drejtorin e Agjencisë së Parqeve Urbane, Alton Kasembi, akti i fundit është mjaft i shemtuar dhe i turpshëm.

“Peshkatari” ka një vlerë të madhe kulturore dhe historike për Durrësin, dhe është një kujtim i rëndësishëm i artit publik të qytetit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook