Nga Lushnja, lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se PD ndahet me krimin dhe hajnat dhe me hajdutët që pinë gjakun e shqiptarëve.
Berisha tha se me ardhjen e PD në pushtet, premton se me forcën e ligjit do vendoset përpara drejtësisë çdo lidhje krimi, çdo kriminel, çdo qeveritar i inkriminuar.
“Këtu banda ka rrëmbyer tregun e ndërtuar me paratë tuaja, taksat tuaja. Ndan paratë me kryetarin e bashkisë dhe fshatarëve u merr sa frëngu punën.
11 maji është zgjidhja. Pa le, kishte kandiduar edhe deputetin për ta sjellë në parlament.
Fatin e Çyrbjes do të ketë Zaka. Se edhe Çyrbjen, Avdylajt e sollën, po ja ku është atje. Edhe Zaka atje do të shkojë.
Nuk keni të drejtë të kandidoni ju në parlament, ju e keni vendin aty ku e keni për veprat që keni kryer.
Ndaj u jap fjalën e nderit lushnjarëve dhe shqiptarëve, se një nga një, bandat dhe banditët, kudo që janë, edhe në shpellat më të thella po u futën, do vendosen para ligjit.
Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ligjit, e të drejtave të qytetarëve, e dinjitetit të tyre.
Nuk ka bandit, nuk ka ministër, nuk ka njeri që mund t’i shkelë ato”, tha Berisha.
()