“Kemi propozuar vendosjen e Euros si monedhë të vetme”, Barbara Doda e partisë “Mundësia”: Oligarkia e mban gjallë shteti

Kandidatja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda, në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, tha se duhet vendosur euro në Shqipëri dhe mos jetë më leku.

“Shqipëria është një shtet i vogël, jo i dobët. Besojmë tek individi, shteti duhet të jetë për të mos penguar, por deri tani e ka bërë ndër vite sepse ka vendosur monopole.

Kemi propozuar vendosjen e Euros si monedhë të vetme, krijon stabilitet. Do të vinin më shumë investime nga të huajt, por edhe bizneset tona që eksportojnë fitojnë. 20% kanë pasur humbje nga forcimi i lekut.

Çështja tjetër, korrupsioni dhe monopoli e kane lënë vendin prapa. Ne jemi për liri tregu. Oligarkia është problem, qeveria e mban gjallë dhe pasojat janë këto” – tha Doda.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook