Sherri në hollin e një hoteli me Demaliajn, reagon Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje

Pas sherrit fizik të publikuar në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demaliaj dhe kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka reaguar ky i fundit.

Sipas Gjuzit, analisti Demaliaj ka hyrë në ambjentet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.

“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.

Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje.

Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”-tha Gjuzi


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook