Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj, që bien çdo ditë në këtë aks

Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj që bien çdo ditë në atë aks ndërsa është edhe rrezik për jetën e banorëve dhe turistëve të shumtë që shkojnë atje çdo ditë.

Që prej datës 8 mars të këtij viti kjo rrugë është pa mirëmbajtje për shkak se firmës nënkotraktore i ka mbatuar kontrata me ARRSH. Autoriteti rrugor ka nisur procedurat për kontratën e re por tenderi është apeluar. Drejtuesit e automjeteve shprehen se vitin e fundit ai aks rrugor si asnjëherë më parë është mbajtur i hapur. Ditët e fundit rruga e Thethit ka patur probleme nga reshjet e borës ndërsa aktualisht në shumë vende rrëshqitja e gurëve po kthehet në një rrezik serioz.

Turistët rrëshqitjen e gurëve dhe ngricat që ende vazhdojnë në atë aks në disa segmente i cilësojnë si të tmerrshme. “E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe ky aks nuk është aspak i mirë, me gurë në rrugë. Kishte edhe ngrica kur erdhëm ne dhe kemi humbur më shumë se dy orë sepse duhej kujdes. Rruga shumë e ngushtë dhe duke patur parasysh edhe gurët dhe ngricat, ishte një rrezik për ne. Kemi ecur shumë ngadalë”.

Tashmë Thethi nis mbipopullimin nga turistët e shumtë që shkojnë dhe fluksi i lëvizjeve rritet ndjeshëm atje. Në rast se ARRSH nuk zgjidh mirëmbajtjen me një firmë konktraktore atëherë rruga në ditët në vazhdim rrezikon të bllokohet nëse do ketë sërish reshje bore apo nga rrëshqitja e gurëve të mëdhenj që po bien çdo ditë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook