Berisha: Pasaporta europiane ‘u gris’! Rama bllokon Komisionet Hetimore i tmerruar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë demokratike.

Sipas Berishës, burgjet janë të mbushura me qytetarë të pafajshëm dhe qeveria po përdor frikën dhe censurën për të shmangur drejtësinë. Ai akuzoi Ramën për bllokimin e Komisioneve Hetimore dhe theksoi se ndërhyrjet në proceset zgjedhore do të ndëshkohen.

“Dje, pasaporta europiane e Ramës u gris,” deklaroi Berisha, duke nënkuptuar një largim të mëtejshëm të vendit nga vlerat perëndimore.

Kreu i PD Sali Berisha: Burgjet në Shqipëri janë të mbushur me njerëz, që keqtrajtohen. 1/3 e qytetarëve janë të pafajshëm. Rama bllokon Komisionet Hetimore i tmerruar. Ata që ndërhyjnë në zgjedhje po vëzhgohen, do të ndëshkohen. Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, që ka në hetim ose në burg liderët e opozitës. Dje pasaporta europiane e Ramës u gris. Përpiqet që të fitojë me censurë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook