Kandidati për deputet i PS Florjan Pullazi dhe kandidati i PD për deputet në zgjedhje, Tedi Kopliku, të ftuar në News 24 zhvilluan një debat në studio.
Kopliku tha se PS premton pasaportën europiane, që edhe shqiptari i fundit të presë biletën për në Europë. Ai tha se pasaporta europiane është gënjeshtër. Ndërsa, Pullazi deklaroi se PD ka si objektiv mbrojtjen e Sali Berishës nga drejtësia.
Tedi Kopliku: Pasaporta europiane është që të ikë dhe shqiptari i fundit. Shqipëria Madhështore do vrasë frikën e shqiptarëve. Këta e konsiderojnë veten Zota të shqiptarëve. në 12 vite nuk ka bërë asgjë.
Florjan Pullazi: Ne duam të kthejmë shqiptarët. I ke parë sa bujtina janë hapur në Theth.
Tedi Kopliku: Bujtinat janë për norvegjezët, shqiptarët kanë ikur. Të gjitha i keni vjedhur.
Florjan Pullazi: Objektivi kryesor i PD është që të shpëtojë Sali Berisha nga drejtësia.