Pedagogia Arsejda Gjyli, e ftuar në Programin e Drekës në News 24, ka ndarë pikëpamjet e saj rreth progresit të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të shpejta, duke hapur kapitujt për integrim me një ritëm më të lartë se çdo vend tjetër të rajonit.
Sipas Gjylit, largimi i qytetarëve nga Shqipëria për në vende të zhvilluara është një fenomen normal dhe nuk duhet të trajtohet si “largim biblik”, siç është shpesh promovuar nga opozita.
Ajo theksoi gjithashtu se lufta kundër korrupsionit është betejë reale dhe se legjislacioni shqiptar po përafrohet gjithnjë e më shumë me normat dhe standardet e BE-së, falë përparimeve në përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Pedagogia gjithashtu foli për rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore dhe për faktin që sot nuk ka më individë të “paprekshëm” në nivelin e lartë të pushtetit.
Arsejda Gjyli: Nuk ka largim biblik të shqiptarëve, siç promovohet nga opozita. Është normale që njerëzit largohen nga një vend në zhvillim në një vend të konsoliduar. Kapitujt për integrim janë hapur me shpejtësi më të shpejtë se vendet e rajonit. Korrupsioni po luftohet realisht. Sot legjislacioni përafrohet më tepër me BE, sepse mund ta ofrojë Inteligjenca Artificiale. Sot efikasiteti i administratës është rritur. Sot nuk ka të paprekshëm.