Tedi Kopliku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike, ka deklaruar se reforma në arsim ka dështuar dhe se Shqipëria është renditur e fundit në rajon sipas rezultateve të PISA-s.
Ai ka theksuar se disa universitete duhej të mbylleshin, pasi nuk kanë kontribuar për tregun e punës. Kopliku ka akuzuar administratën për rritje të numrit të punonjësve ndërkohë që popullsia largohet nga vendi. Kopliku shtoi se PD do të përqendrohet në analizën e kërkesave të tregut dhe nevojave për edukimin që mund të ofrojë tregu i punës.
Tedi Kopliku, kandidat për deputet i PD: Është e vërtetë që disa universitete duhet të mbylleshin. Këta nuk prodhuan asgjë, jemi në vendin e fundit sipas renditjes së PISA-s. Këta po lehtësojnë studentin shqiptar që të ikë jashtë. PD do të studiojë tregun, se çfarë ka nevojë tregu. Universitetet shqiptare nuk kanë prodhuar asnjë produkt për tregun e punës. Reforma ka dështuar. Unë shoh një administratë që vetëm rritet, ndërkohë që popullsia ikën.
(Arena e Lajmit)