Arsejda Gjyli, pedagoge në Universitetin Luarasi, ka vlerësuar rezultatet e reformës arsimore të ndërmarrë në Shqipëri, duke theksuar se këto ndryshime kanë sjellë përmirësime të dukshme në sistemin e arsimit. Sipas saj, reforma ka pasur ndikim të madh në cilësinë e arsimit, si në universitetet shtetërore, ashtu edhe në ato private.
Gjyli theksoi se një nga elementet më të rëndësishme të reformës ka qenë rregullimi i hyrjes në universitete. Sipas rregullave të reja, vetëm nxënësit që kanë një mesatare mbi 6.5 mund të aplikojnë për t’u regjistruar në universitet, duke garantuar kështu një nivel më të lartë të përzgjedhjes dhe cilësisë. Për më tepër, mbyllja e universiteteve private, që kishin ofruar diploma me pagesë, ka kontribuar në një sistem më të pastër dhe të besueshëm.
Arsejda Gjyli vuri në dukje se reformës arsimore i ka paraprirë një rigjallërim i kërkimit shkencor, që ka sjellë një rritje të besueshmërisë dhe cilësisë së diplomave. Ajo u shpreh se sot universitetet shqiptare janë në një nivel më të lartë, me doktoratura dhe tituj shkencorë që përmbushin standardet ndërkombëtare.
Një tjetër hap i rëndësishëm në këtë drejtim është ndërkombëtarizimi i universiteteve. Ky proces do të mundësojë shkëmbimin më të lehtë të studentëve ndërmjet universiteteve të ndryshme të botës, duke krijuar mundësi për rritje profesionale dhe akademike për studentët shqiptarë dhe ata të huaj. Reforma ligjore do të lehtësojë procedurat dhe do të rrisë praninë e studentëve të huaj në universitetet shqiptare, duke e bërë sistemin arsimor më të hapur dhe më të lidhur me ndërkombëtarizimin.
Gjyli theksoi se këto ndryshime janë një hap përpara në modernizimin dhe avancimin e arsimit në Shqipëri, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe duke kontribuar në zhvillimin e sektorit arsimor të vendit.
Arsejda Gjyli: Raportet ndërkombëtare pasqyrojnë një pjesë të realitetit për arsimin. Unë e shikoj gjithmonë në qasjen progresive, në atë sesi ishte dhe si është. Ne kemi pasur një reformë arsimore, e cila ka sjellë rezultate pozitive. Prsh vetëm nxënësit me mesatare mbi 6.5 mund të shkojë në universitet. Ka qenë mbyllja e universiteteve private, që ishin në kioska që prodhonin diploma me pagesë. U rrit cilësia e arsimit shtetëror dhe privat, që më herët ka pasur nivel të ulët besueshmërie, por sot ka arritur standard tepër të lartë. Janë bërë doktorë shkencash dhe njerëz që as kishin kredite të bëheshin doktorë shkencash. U reformua totalisht kurrikula. Ndryshimet për kërkimin shkencor janë pozitive.
Ndërkombëtarizimi i universiteteve do mundësojë shkëmbimin e studentëve si nga ana hyrëse dhe dalëse. Ndryshimet ligjore do të lehtësojnë disa procedura, që kanë qenë të vështira. Këto ndryshime ligjore do të bëjnë të mundur që shumë studentë të huaj të jenë pjesë e universiteteve tona.
(Arena e Lajmit)