“Sektori privat të fokusohet vetëm te cilësia, jo sasia”, Rama: Investimet e qeverisë dhe bashkive do të vijojnë të rriten në turizëm

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi i ka bërë thirrje operatorëve turistikë të rritin cilësinë me qëllim që numri i turistëve të huaj të vijë në rritje.

Rama tha se nga ana e qeverisë dhe bashkisë do të vijnë duke u shtuar, por nga ana tjetër edhe sektori privat duhet të rritë pagat për punonjësit.

“Besoj që dhe volumi i investimeve të qeveruisë dhe bashkisë është rritur në funksion të turizmit dhe do vazhdojë të rritet.

Jemi akoma në një moment të brishtë, nëse nuk investojmë akoma më shumë në drejtimet eduhura, mund ta humbim këtë volum dhe për ta mbajtur këtë volum duhet të rritim numrin e turistëve në mënyrë të qëndrueshme.

Duhet të jemi shumë të qartë cfarë duhet të bëjë sektori privat dhe publik.

Është koha që cdo qindarkë e investuar të jetë në cilësinë e të gjithë shërbimit të zinxhirëve.

Ju inkurajoj të mos hezitoni të rritni pagat edhe më shumë”, tha Rama.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook