
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Ksamil, kandidati i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, vlerësoi problematikat e adresuara për zgjidhje, sic është infrastruktura rrugore, konkretisht zgjerimi i rrugës Sarandë-Ksamil, e cila do të lehtësojë trafikun gjatë sezonit veror.
“Gjithashtu rrjeti i ujësjellësit dhe furnizimi me energji për bizneset ka marrë zgjidhje të konsiderueshme. Megjithatë rritja e kërkesës si pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve do marrë përgjigje nga qeveria për të garantuar furnizim të plotë”, shkruan Gjiknuri në facebook.
Mesazhi në facebook
Në një bashkëbisedim me qytetarët mbi çfarë kemi bërë por edhe problematikat për të cilat do kem angazhimin e plotë për t’i dhënë zgjidhje.
Theksova se përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përfshirë zgjerimin e rrugës Sarandë – Ksamil është zgjidhje për lehtësimin e trafikut gjatë sezonit veror.
Gjithashtu rrjeti i ujësjellësit dhe furnizimi me energji për bizneset ka marrë zgjidhje të konsiderueshme. Megjithatë rritja e kërkesës si pasojë e rritjes së numrit të vizitorëve do marrë përgjigje nga qeveria për të garantuar furnizim të plotë.
()
and then