Masat për 11 majin/ Misioni vëzhgues i OSBE takim me Prokurorin e Përgjithshëm Çela, koordinim i punës me SPAK dhe KQZ për monitorimin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR, Ambasadorin Lamberto  Zannier.

Sipas asaj që njofton Prokuroria e Përgjithshme, objekt i takimit, ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, puna do të koordinohet me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të komunikimit të shpejtë të raportimeve mbi veprat penale, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit efikas të hetimeve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook