Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë rreth rrotullimit të katedrales në qytetin e Lezhës, për të vazhduar më tej konflikti në rrugën e kalasë në lagjen Varosh.
Sipas burimeve një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës.
Autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia ku po ashtu dyshohet të ketë disa dëmtime.