Shkodër/ Policia Rrugore intensifikon kontrollet në rrugë, 1425 gjoba dhe 14 procedime penale në 10 ditë

Policia Rrugore e Shkodrës po vijon patrullimet intensive 24/7 në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Aksionet mbështeten në përdorimin e pajisjeve të teknologjisë së fundit, për menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve të rrezikshme.

Në 10 ditët e fundit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë për drejtim të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë janë vendosur gjithsej 1425 masa administrative, ku ndër më të shpeshtat rezultojnë:

– 627 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar

– 230 masa për parakalime të gabuara

– 260 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

– 22 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

– 36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit

– 88 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit

– 48 masa për mungesë të kaskës mbrojtëse

– 28 masa për xhama të errësuar

– 86 masa për sjellje të rrezikshme ndaj këmbësorëve

Apeli i uniformave blu drejtohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve: respektoni rregullat, shmangni parakalimet e gabuara, mos përdorni celularin gjatë drejtimit dhe mos u ulni në timon nën efektin e alkoolit.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook