Rama: 4 me 0 vlerësimi në Kavajë mes PS dhe “Kënetës Madhështore”. Mezi pres rezultatin e “Mamicës”. PD la jashtë kandidatin e “Primarëve”

Kryeministri  Edi Rama  tha se mezi pret të shohë rezultatin në Kavajë që ia ka besuar drejtimin Elisa Spiropalit që e quajti “Mamicës”.

Sipas tij, Spiropali është kthyer si hapëse dyersh të pahapura prej vitesh, nga Kamza në Shkodër, me fitore dhe tani në Kavajë.

Duke vlerësuar rolin e grave dhe vajzave në fitoren e PS, me 71 përfaqësuese në garën e 11 majit, Rama tha se shifra më e bukur është 52 % kuptimplotë në listën e mbyllur.

“Kjo përqindje është juaja jo e djemve. Dikur në Bulqizë, disa burra vinin veton dhe thonin ose do votohemi ne, ose votat i cojmë diku tjetër. Në Kavajë, kemi 2 gra dhe 2 burra me integritet duke e bërë fitoren në Kavajë 4 me 0 për “Kënetën Madhështore”, tha Rama.

Edi Rama: Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të beta fituesin e primareve të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish0kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore.

 

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook