Rama: Me pasaportën europiane, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e grave dhe vajzave, ka theksuar rëndësinë e pasaportës europiane për qytetarët shqiptarë.

Ai theksoi se, me pasaportën e BE-së, Shqipëria do të jetë sa Europa dhe Europa sa Shqipëria, duke ofruar mundësi të barabarta për lëvizje dhe mundësi profesionale. Rama foli për mundësinë që shqiptarët të udhëtojnë dhe të punojnë në çdo shtet të BE-së, duke përfituar nga sigurimet shoqërore dhe pensionet.

Ai gjithashtu theksoi mundësinë e përfaqësimit të Shqipërisë në institucionet europiane si Komisioni Europian dhe Parlamentin Europian, duke i dhënë më shumë mundësi qytetarëve shqiptarë për të kontribuar në nivel ndërkombëtar.

Edi Rama: Me pasaportën europiane, Shqipëria bëhet sa Europa dhe Europa sa Shqipëria. Me këtë pasaportë, mund të shkosh në Amsterdam njësoj sikur të shkosh në Shkodër, mund të shkosh në Lisbonë, në Kopenhagen apo ku të duash. Edhe studentët shqiptarë nuk do jenë më studentë të huaj në universitetet e BE-së.

Me atë pasaportë, çdo shqiptar mund të tentojë të punojë në çdo vend dhe të përfitojë të njëjta sigurime shoqërore të atij shteti ku punësohet në Bashkimin Europian. Kemi nisur të negociojmë me Greqinë që shqiptarët të përfitojnë pensionet për punën që kanë bërë në shtetin fqinj. Ju them emigrantëve, se nëse Shqipëria do hyjë në BE, pensionet e tyre do njihen kudo ku kanë punuar. Me pasaportën e BE-së mund të konkurrosh në Parlamentin Europian, Shqipëria do ketë përfaqësuesit e vet në Komisionin Europian. Shqipëria në Europë është amanet i vjetër i shqiptarëve. Ne si PS dorëzuam shpatën e drejtësisë tek drejtësisë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook