“Rama konkurron me Lubinë, kandidatët e PD njerëz të vlerave”/ Berisha sulmon Ballukun dhe paralajmëron kryeministrin: Mos prek votën e lirë, se vend mbi tokë s’do kesh

Në fjalimin e tij gjatë çeljes së fushatës së Partisë Demokratike, kreu i saj Sali Berisha lëshoi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor. “Edi Rama, mos prek votën se mbi tokë vend s’do kesh,” tha Berisha, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së votës së lirë të qytetarëve.

Ai bëri krahasime mes përfaqësuesve të PD-së dhe kundërshtarëve politikë, duke u shprehur se “deputetët tanë nuk krahasohen me Lubinë e Bushkat”. Berisha u shpreh besimplotë se më 12 maj shqiptarët do të festojnë me Shqipëri Madhështore, dhe bëri thirrje për largimin e qeverisë aktuale përmes votës, duke e akuzuar atë për dëme të mëdha ndaj vendit. “Bashkë Shqipërinë e dhimbjes, ta kthejmë në Shqipëri të mirëqenies,” përfundoi ai.

Kreu i PD Sali Berisha në çeljen e fushatës së PD-së:  Krahasoni deputetët e PD me Lubinë, me Bushkat, nuk kanë të krahasuar. Ne besojmë tek Zoti, tek Shqipëria. Më 12 maj të festojmë për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë që meritojmë. Sirenat e votës së lirë të shqiptarëve po bien. Edi Rama, mos prek votën se mbi tokë vend s’do kesh. Largohu me votë se i ke bërë të këqija të mëdha këtij vendi. Bashkë Shqipërinë e dhimbjes, ta kthejmë në Shqipëri të mirëqenies.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook