“Mandati i 4, kurorëzim i rrugëtimit drejt BE”, Çuçi: Vlonjatët mjaftueshëm të mençur mos hedhin votën dëm në kënetë! Marrim 9 mandate

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Blendi Çuçi, në fjalën e tij nga sheshi Skënderbej u shpreh se mandati i katërt i socialistëve është kurorëzimi i rrugëtimit për një Shqipëri me të drejtat të plota në BE.

Ai u shpreh se PS në këtë qark do të marrë 9 mandate. Një më shumë se momentalisht, pasi qytetarët janë mjaftueshëm të mençur sa të mos e hedhin dëm votën në kënetë, referuar opozitën.

“Jemi në këtë shesh në një moment historik jo vetëm për të kërkuar votën por për të bërë bashkë realitet ëndrrën për një pasaportë europiane. Mandati i 4 kurorëzim i rrugëtimit për një Shqipëri me të drejtat të plota në BE.
Vlora hyn në garë si shëmbëlltyra më e plotë e vizionit të PS dhe Ramës dhe fuqisë transformuese të saj.

Vijmë sot në shesh me 8 mandate të konsoliduara por më datën 12 do jemi me 9 të tilla, sepse qytetarët e këtij qarku janë mjaftueshëm të mençur sa të mos hedhin dëm votën në kënetë”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook