Flick, tekniku i Barcelonës nuk hezitoi të fliste për të ardhmen e tij. Flick, tha se për momentin është i fokusuar te skuadra.
“Unë po e shijoj kohën time këtu. Më pëlqen të jeton në Barcelonë dhe të punoj për të përmirësuar këtë ekip. Megjithatë, unë nuk jam tipi i trajnerit që nënshkruan kontratë 3-vjeçare vetëm për t’u ndjerë i sigurt në stol. Unë dua të punoj hap pas hapi për këtë klub, pa u nxituar.
Për momentin kam edhe një vit, për të ardhmen të shohim. Të gjithë tani duhet të jemi të përqendruar vetëm te momenti që po kalojmë”, deklaroi Flick.