“Kërkojmë një shtet të vogël, dallojmë nga të gjithë”, Shehaj: Projekti ynë shkon përtej 11 majit, këto janë zgjedhjet e fundit që…

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shpallur një qasje të re për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se fushata e tij do të fokusohet në ndarjen e thellë nga partitë e tjera dhe në ndërtimin e një shteti të vogël dhe efikas. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Shehaj shprehu bindjen e tij se Shteti është problemi, jo zgjidhja për Shqipërinë.

“Ne dallojmë nga të gjithë të tjerët. Të gjithë duan një shtet më të madh, por ne mendojmë se shteti është problemi. Kërkojmë një shtet të vogël, ku administrata është më e vogël dhe më efikase.”

Shehaj kritikoi administratën ekzistuese dhe shpenzimet e larta për institucione si RTSH dhe UKT, duke vënë në dukje se këto organizata shpenzojnë miliona euro pa arritur rezultate përkatëse:

“RTSH merr 30 milionë euro në vit, UKT merr 40 milionë euro në vit, ndërsa mund të arrinim të njëjtin rezultat me shumë më pak shpenzime.”

Ai e shpjegoi politikën e tij si një projekt afatgjatë që synon një ndryshim të thellë në mënyrën e qeverisjes. Shehaj e shprehu bindjen se është e pamundur që drejtësia të mos e arrijë Edi Ramën, duke paralajmëruar se këto zgjedhje do të jenë të fundit që do të kenë dy formacionet politike të mëdha dhe udhëheqësit që kanë sot.

“Ne duam të kursejmë para dhe të ulim taksat. Këto zgjedhje do të jenë të fundit me sistemin që njohim, me dy formacionet e mëdha dhe me udhëheqësit e sotëm.”

Sipas Shehajt, shumica e shqiptarëve do të mund të bëjnë mrekulli nëse nuk do të pengoheshin nga politikanët dhe administrata e shtetit. Ai kërkoi të dërgonte një mesazh të qartë, duke nënvizuar se partia e tij është e përkushtuar për një shtet më të vogël dhe një administratë më efikase.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook