Liqeni i Kukësit, ‘parajsë’ për peshkatarët nga Kosova, por i kërcënuar nga ndotja

Liqeni i Kukësit dhe brigjet e tij po tërheqin gjithnjë e më shumë peshkatarë amatorë nga Kosova. Këto ditë, dhjetëra peshkatarë, anëtarë të Shoqatës së Peshkatarëve Sportivë të Ferizajt, kanë “pushtuar” bregun e liqenit për të shijuar natyrën dhe pasionin e tyre për peshkimin.

Kryetari i shoqatës, Naim Behluli, thotë se vijnë shpesh për të peshkuar pikërisht për shkak të bukurisë natyrore dhe shumëllojshmërisë së peshqve në këtë zonë. “Por, ka nevojë për më shumë ndërgjegjësim për ta ruajtur dhe mirëmbajtur liqenin, i cili kohët e fundit është ndotur ndjeshëm nga mbeturinat urbane,” thekson ai.

Të njëjtin shqetësim e ndan edhe peshkatari Gazmend Osmani, i cili thekson se ndotja po e zbeh përvojën e këtyre aktiviteteve dhe rrezikon biodiversitetin e liqenit.

Edhe pse janë vendosur rrjeta në grykëderdhjen e lumit Drin për të penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë, ndotja në liqenin e Fierzës vazhdon. Kjo situatë po ndikon negativisht në pamjen ekologjike të të gjithë Kaskadës së Drinit.

(d.xh-Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook