Klevis Balliu takim me qytetarët në Rrugën e Durrësit e të Kavajës: Paketa e Dhembshurisë e PD-së, emergjencë kombëtare

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi një takim në rrugën e Durrësit dhe të Kavajës, ku theksoi rëndësinë e “Paketës Dhembshurisë” të PD-së.

Në postimin e tij, Balliu shprehu kënaqësinë që shumë qytetarë e kanë mbështetur. Balliu tha se Paketa e Dhembshurisë së PD-së është emergjencë kombëtare.

Postimi i kandidatit për deputet të PD-së Klevis Balliu:

Sot në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kavajës takim me qytetarët 👥🏙️.

✅ Paketa e dhembshurisë e Partisë Demokratike është një ⚠️🚨emergjencë kombëtare për të rikthyer normalitetin dhe dinjitetin e qytetarëve që janë lënë në varfëri ekstreme💶💵.

🗣️Është kënaqësi të gjesh këtë mbështetje masive në çdo rrugë të Tiranës🙏.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook