Mbahet në Luksemburg takimi BE-Ballkani Perëndimor për mbrojtjen e sigurinë/ Kallas: Nuk ndajmë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do takohet sonte me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Takimi po mbahet në Luskenburg, ndërsa kryediplomatja e BE në një postim në rrjetin social X, shkruan se BE-në me Ballkanin Perëndimor nuk e ndajnë vetëm gjeografinë, por edhe përgjegjësinë.

“Ne ndajmë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor – ne ndajmë përgjegjësi. Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit.

Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka shkruar ajo.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook