Vetëm tri ditë nga nisja e fushatës/ I premtoi para një shtetasi për t’i marrë votën, përfundon në pranga 38-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se i ka premtuar një shtetasi para, me dyshimin për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik.

Kjo ngjarje është regjistruar vetëm 3 ditë pas nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

38-vjeçari M. L. dyshohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

I premtoi një shtetasi, dhënien e një shume parash, dyshohet për t’i blerë votën në interes të një subjekti politik, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet karta e identitetit e shtetasit që i ishin premtuar paratë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook