Tak-Fak/ “A je njeri apo jo”, pronari prish kontratën para kohe kur bonusin e qirasë e merr nga bashkia, romja me 4 fëmijë në hall

Emisioni “Tak-Fak”, në ndjekje të çështjes së Izaurës (gruas rome me 4 fëmijë) që pronari do që ta nxjerrë jashtë shtëpisë, takoi Ibrahimin, i cili ka bërë prishje të njëanshme të kontratës, pasi pretendon se nuk janë paguar dritat.

“Kjo s’ka paguar asgjë. As drita, as ujë, as qira…” – thotë Ibrahimi, i cili zbulon se kaq thotë faturisti i dritave kur ky i fundit as nuk ka qenë të masë.

Pronari i shtëpisë kërkon të nxjerrë jashtë Izaurën, por kontrata në fakt mbaron më 7 nëntor dhe bonusin e qirasë e merr nga bashkia sipas aktmarrëveshjes. Ibrahimi pretendon se nuk i janë paguar dritat nga Izaura, por nga ana tjetër panon se faturisti nuk ka qenë, ndërkohë që fatura i kalon çdo herë 100 mijë lekë të vjetra.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook