Një nga çështjet që diskutohet gjerësisht në opinionin publik dhe që “përplas” herë pas here mazhorancën dhe opozitën, është ajo për cilësinë e jetës në vend, krahasuar me vitet e mëparshme. News24 në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane Notosondaggi të Antonio Notos në sondazhin e parë të kësaj të hëne, 14 prill 2025, kanë pyetur të anketuarit se si e vlerësojnë ata cilësinë e jetës krahasuar me 2021.
Pyetjes: Dhe kundrejt katër viteve më parë, cilësia e jetës tuaj është…
38% janë përgjigjur se e konsiderojnë të përmirësuar. 29% thonë se cilësia e jetës është përkeqësuar dhe 32% e shohin as të përmirësuar dhe as të keqësuar.

64% e votuesve të PS mendojnë se cilësia e jetës është përmirësuar, 11% e cilësojnë të keqësuar dhe 25% as të përmirësuar dhe as të përkeqësuar.
Vetëm 6% e votuesve të PD-AN e vlerësojnë të përmirësuar cilësinë e jetës në Shqipëri në krahasim me 2021, ndërsa 70% e tyre mendojnë se është përkeqësuar dhe 24% janë të dyzuar.

()