Parashikimi i motit për sot, 15 prill 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë më vranësira dhe reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë zonat Jugore të vendit nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. por pa reshje.

Gjatë natës do të ketë përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook