Kupa, shansi i fundit për Milan, Leao ngroh tifozët e “djallit”

Në një sezon që po shkon në “djall”, Milan ka një shans të fundit për të shpëtuar, derbin kundër Inter në Kupë. Fillimisht kërkohet një biletë për në finale, më pas të shpresojnë që të mbyllin sezonin me trofe. Në pritje të ndeshjes së kthimit kundër rivalit të përjetshëm, Milan është totalisht i përqendruar në gjetjen sa më parë të një drejtori të ri sportiv, ku pista kryesore mbetet Igli Tare. Drejtori i ri Sportiv do të kujdeset më pas në gjetjen e një trajneri të ri dhe sigurisht do të kujdeset për disa çështje të nxehta si e ardhmja e disa elementëve të rëndësishëm. Një prej tyre, mbase më i vlefshmi, është Rafa Leao.

E ardhmja e portugezit mbetet e paqartë pas një sezoni thuajse në hije. Leao u rikthye si titullar ndaj Udineses ku dhuroi një paraqitje shumë të mirë, me gol dhe assist. Sipas La Gazzetta dello Sport, Rafa Leao e sheh të ardhmen e tij tek Milan, pavarësisht këtyre luhatjeve, ndihet mirë në Milano. Me rinovimin e kontratës së tij, u hoq edhe klauzola e famshme e largimit prej 175 milionë euro, por thuajse në asnjë rast nuk ka ardhur një ofertë konkrete në drejtim të tij, mbase përjashto ndonjë sondazh nga Arabia Saudite.

Pas ndeshjes kundër Udineses, tifozët e “djallit” shpresojnë që Leao të vijojë të jetë në formë, të bëjë diferencën, duke nisur nga sfida e kësaj fundjave kundër Atalantës ku kërkohen pikët e plota për të qëndruar në lojë për një vend në Evropë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook