VIDEO/ Në gjendje të dehur, pa patentë ose nën efektin e drogës, Policia Rrugore e Tiranës arreston 8 persona. Gjobiten 5300 drejtues mjetesh

Policia Rrugore e Tiranës, pas 72 orëve intensive, në konstatim të shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës, ka arrestuar 7 persona.

Masat e Policisë Rrugore:

4 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur;

3 shtetas të arrestuar për drejtim automjeti, pa leje;

2 shtetas të ndaluar, të kërkuar për shkelje rrugore;

1 shtetas i arrestuar për drejtim të automjetit, në efektin e lëndëve narkotike;

1 shtetas u procedua penalisht, sepse tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, të cilët e konstatuan duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Më tej, si rezultat i përdorimit të flotës me pajisje inteligjente u ndëshkuan administrativisht, 5300 drejtues mjetesh, kryesisht për: parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvënie të rripit të sigurimit ose mosvënie të kaskës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë tërhequr me mjet ngritës, 10 automjete që kishin zënë në kundërshtim me ligjin, hapësira publike. Kontrollet vijojnë 24/7.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook