Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca u shpreh se tifozët përbëjnë një nga pjesët më të rëndësishme të një skuadre. Sipas tij, me ta, Blutë e Londrës janë më të fortë.
“Ne duhet të jemi në gjendje të tregojmë veten. Ndeshjen e fundit, ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë për 35 minuta. Por në 20 minutat e para të pjesës së dytë, ne bëmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen. Tifozët për mua janë të rëndësishëm sepse janë pjesa kryesore e çdo klubi” – tha Maresca.