Në emisionin Open në News 24 kishte një debat të fortë mes gazetares Klodiana Lala dhe Agron Kapllanajt, në lidhje me incidentin e ndodhur në Fier me agjentët e BKH-së.
Gazetarja Lala i tha Kapllanajt se nëse agjentët do ishin njerëz të thjeshtë, nuk do të dihej se çfarë fati do të kishin. Ajo i kërkoi Kapllanajt që të kërkojë falje për dhunën, që njerëzit e tij, dyshohet se kanë përdorur mbi agjentët e BKH-së.
Ndërsa, Agron Kapllanaj nënvizoi se nuk e kanë ditur se ata që hynë në parkimin e biznesit të të vëllait ishin policë.
Agron Kapllanaj: Ne nuk e dinim se ishin policë. Nuk i kemi gjurmuar nga pas.
Klodiana Lala: Pse i gjurmuat nga pas? Duhet të distancoheni nga dhuna.
Agron Kapllanaj: Nuk ju duket dhunë ajo që kanë bërë policët.
Klodiana Lala: Versioni juaj nuk qëndron, sepse i bie që nipërit tuaj kanë shkuar pas agjentëve të BKH për disa kilometra.
Agron Kapllanaj: Nipat e mi po shkonin në Fier, se kanë shtëpinë atje. Ata persona, që nuk e dinim se janë agjentë, kanë hyrë në pronë private.
Klodiana Lala: Boll thatë këto argumente. Ju silleni si të fortë, popullin e thjeshtë do ta kishit shkrirë. Turp për ju. Po nënshtroni elementë të policisë.