Trupi i dekompozuar në Ersekë, dalin detajet tronditëse. Çelësat e gjetur pranë tij hapin “derën”, ja kush dyshohet se është viktima

800 450 9b3cd11f 7afb 4332 8989 E34ca64a179c 400x225

Pas gjetjes në Krushovë të Ersekës të një trupi të dekompozuar pasditen e djeshme, gazetarja Lorena Kodra sjell për BalkanWeb detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Burime konfidenciale bëjnë të ditur se pranë viktimës janë gjetur një aparat celular Nokia, një palë çelësa shtëpie, gjithashtu edhe xhupi që kishte veshur viktima.

Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së një prej të zhdukurve në zonë. Çelësat i përkasin personit të zhdukur prej 1 Nëntorit të 2021, Sherif Mukaj, i datëlindjes 30.04.1993.

Paraprakisht policia ka thirrur familjarët e 29 vjetarit, ndërkohë qe edhe vetë familjarët e konfirmojnë këtë komunikim me policinë, por janë me shpresë deri në daljen e ekspertizës.

Aktualisht në polici janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.

Trupi i dekompozuar në Ersekë, dalin detajet tronditëse. Çelësat e gjetur pranë tij hapin “derën”, ja kush dyshohet se është viktima

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook