Liverpool zyrtarizon marrëveshjen, rinovon mbrojtësi

Liverpool ka rinovuar kontratën me Van Dijk. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

The Reds dhe mbrojtësi do të vijojnë të qëndrojnë së bashku, edhe për edicione të tjera. Van Dijk është pjesë e Liverpool që në vitin 2017.

“Ka kaq shumë emocione padyshim që kalojnë nëpër kokën time tani duke folur për këtë. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme. Rrugëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, të jem në gjendje ta zgjas atë me dy vite të tjera në këtë klub është i mahnitshëm dhe jam shumë i lumtur”- tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook