Zbardhet djegia e automjetit në rrugën “Belul Hatibi”, në kërkim 3 shtetas nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e dyshuar të djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 16 prill, në rrugën “Belul Hatibi”.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 4, janë shpallur në kërkim tre persona: një shtetas maqedonas, A. S., 65 vjeç, dhe dy shtetas kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, kur u përfshi nga flakët automjeti në pronësi të shtetases P. K., 30 vjeçe. Policia dyshon se ky akt kriminal është kryer për motive të dobëta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë në organizimin dhe ekzekutimin e ngjarjes.

Grupet hetimore po vijojnë punën për kapjen e tre të shpallurve në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vepre penale. Ndërkohë, materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook