Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka theksuar se çështja çame mbetet një amanet i shenjtë dhe një pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar.
Gjatë një fjalimi ku nderoi kontributin historik të Shoqatës Çamëria, Idrizi deklaroi se vetëm PDIU ka arritur ta transformojë kauzën çame nga një temë tabu në një çështje shtetërore me peshë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ai përmendi disa prej hapave të ndërmarra nga partia që ai drejton, si miratimi i rezolutës së parë për Çamërinë në Kuvend, angazhimi i studiove juridike ndërkombëtare dhe prezantimi i çështjes në Bruksel. “Zëri i Çamërisë do të jetë gjithmonë i pranishëm në parlament,” u shpreh Idrizi, duke siguruar se PDIU do të vazhdojë të jetë zëdhënëse e kësaj kauze.
Kryetari i Partisw PDIU, Shpëtim Idrizi: Çamëria është një çështje zemre, për ne Çamëria është një amanet. Shoqata Çamëria ka qenë dhe mbetet një organizatë, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen çame dhe atë kombëtare në tërësi. Jemi këtu për të ndrequr të ardhmen. Vetëm PDIU e ka bërë Çamërinë kauzë.
Vetëm PDIU e ka kthyer nga një tabu në një kauzë shtetërore. Kemi bërë shumë punë. Rezoluta e parë për Çamërinë në parlament, angazhimi i studiove juridike ndërkombëtare, dërgimi i çështjes çame në Bruksel, Bashkia e Konispolit apo Bashkia e Çamërisë që kemi qejf ta quajmë, ose detyrimi i parlamentit për të bërë një rezolutë, për të rritur vetëdijen kombëtare për çështjen çame. Ne do jemi parti në parlament dhe zëri i Çamërisë do të jetë i pranishëm kudo.