Çelsi humbi finalen e tretë radhazi të Kupës FA dhe të dytën këtë sezon pas triumfit identik të Liverpulit në Kupën e Ligës në shkurt.
Dhe Tomas Tuhel nuk ka se si mos ta fshehë zhgënjimin. “Ashtu si në finalen e fundit të Kupës së Ligës, nuk kemi asnjë peng.
I thashë skuadrës se jam krenar. Ia bëmë jetën të vështirë Liverpulit. 120 minuta përfunduan 0-0 ndaj skuadrës ndoshta me sulmin më të mirë në botë.
E merituan ata ashtu siç e meritonim edhe ne, por sërish humbasim me penallti. Jemi të zhgënjyer, por në të njëjtën kohë krenarë. Duhet ta tres dhe të vazhdojmë përpara. Kjo është jeta në sport. Ne provuam se kemi gjithçka për të fituar trofe. Siti dhe Liverpuli kanë treguar se kanë më shumë vazhdimësi”.
Arena e Lajmit
Loading…