Gazetari dhe analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, me temën “A ka rol Amerika në zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh se Trump nuk e ka në agjendë për momentin Shqipërinë.
Ka pasur gjithmonë rol Amerika në Shqipëri. Kishte një pritshmëri për heqjen e Non Gratës. E pritën me entuziazëm demokratët, por nuk mund të ndryshojë gjë.
Duket se për momentin Trump nuk e ka në agjendë aspak Shqipërinë apo çështje që lidhen me vendin tonë. Mjafton të përmendim faktin se nuk ka të emëruar ambasador në Shqipëri.
Nuk besoj se do të ndodhë ndikimi amerikan as në tri javët e fundit të kësaj fushate, pasi administrata e Trump nuk ndërhyn në zgjedhje.
()