Detajet e para/ Qëllohet me 6 plumba 43-vjeçari shqiptar në Belgjikë, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri

4545454545454

Është qëlluar me 6 plumba një 43 vjeçar shqiptar në Belgjikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se shënjestër ka qenë shtetasi Erion Hasanbelliu, i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vendin tonë.

Policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se është shtetas shqiptar, me inicialet K.N.

Nga informacionet e para mësohet se ai është qëlluar me 6 plumba, 4 nga të cilët e kanë kapur në trup. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.

Dyshohet se atentati është bërë për larje llogarish të vjetra. Hasanbelliu nuk  është emër i panjohur për policinë, pasi ai bashkë me dy vëllezërit e tij janë përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, siç ishte edhe “masakra e Sanatoriumit”.

Ngjarja në fjalë ndodhi në 19 gusht të vitit 2000. Po ashtu ata po gjykohen për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogën, në Anvers të Belgjikës, ngjarja e ndodhur në 2002.

Detajet e para/ Qëllohet me 6 plumba 43-vjeçari shqiptar në Belgjikë, i dyshuar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook