Vllaznia, super sulmi dhe të fortë në transferta

Ndeshja e fundit për sezonin e rregullt të Superiores jashtë fushe për ekipin e Vllaznisë do të jetë ajo kundër Elbasanit.

Të besuarit e Brdariç udhëtojnë të shtunën në kuadër të javës së 35-të të kampionatit, për t’u përballur me verdheblutë në një duel që pritet mjaft interesant, duke qenë se të dyja skuadrat kanë pretendime serioze për objektivat që mbartin. Statistikat e këtij sezoni tregojnë se kuqeblutë nuk vuajnë aspak në ndeshjet jashtë “Loro Boriçit”.

Kjo, sepse kuqeblutë janë ekipi i dytë më i mirë në kampionat përsa u përket transfertave. Kuqeblutë kanë grumbulluar 23 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara jashtë fushe këtë edicion, ku ka shënuar 23 gola dhe kanë pësuar 21 të tillë. Më mirë se 9 herë kampionët e vendit ka bërë vetëm Egantia, që ka grumbulluar 25 pikë në 17 ndeshje të zhvilluara, duke shënuar 21 gola e duke pësuar 15 të tillë. Shifrat e Vllaznisë po ashtu tregojnë një ecuri pozitive për shkodranët për vitin 2025. Skuadra e Brdariç ka vetëm një humbje në sfidat e zhvilluara jashtë Shkodrës duke nisur nga fillimi i janarit. Disfata e vetme erdhi para dy javësh, në kuadër të raundit të   33-të kundër Bylisit në shifrat 1-0.

Gjatë këtij viti, Vllaznia numëron 4 barazime në ndeshjet jashtë fushës së saj , Dinamo-Vllaznia (0-0), LaçiVllaznia (2-2), Tirana-Vllaznia (0-0) dhe Egnatia – Vllaznia (2-2). E ndërsa shkodranët numërojnë edhe 2 fitore në transferta gjatë vitit 2025 në kampionat TeutaVllaznia (1-3) dhe Skënderbeu-Vllaznia (1-4).

SULMI – Nëse ka një pikë të fortë për Vllazninë këtë sezon, ku kuqeblutë kanë dalluar mbi të tjerët në Superiore, ai është shënimi i golave. Shkodranët, pas 34 javësh kampionat, mbeten skuadra që ka sulmin më të mirë të kampionatit. 9 herë kampionët e vendit kanë shënuar plot 52 herë deri më tani. Pas skuadrës së Brdariç, është Dinamo që ka shënuar 49 herë dhe Egnatia me 46 gola në favor. Po ashtu, në gjirin e ekipit shkodran është edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Bekim Balaj, me 15 rrjeta. E ndërsa janë të shumtë lojtarët që kanë gjetur mbi 2 herë golin këtë edicion, me emra si: Mala, që ka shënuar 7 gola, duke përjetuar sezonin më të mirë në karrierë. Dodaj, i cili deri më tani ka shënuar 6 gola në Superiore. Ildi Gruda, pavarësisht ndalesave nga dëmtimet, ka shënuar 4 herë në ligë. E ndërsa futbollistë si: Çoba, Qato dhe Stojanoviç kanë shënuar nga 3 herë këtë sezon.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook