Kreu i PD Sali Berisha në Kamëz: Këtë që keni këtu është Rakip Veliaj e asgjë më shumë, të njëjtën metodë kanë të gjithë këta. Kryemnistri nuk blen dot Kopshtin e Edenit 5 milionë euro për të zbavitur sytë dhe të vjedhë miliona euro, nuk e kap shishen e verës 33 mijë euro. E blen një sheik, edhe miliarderët ruajnë etikën për atë që përfaqësojnë. Këta ndajnë pasurinë me njëri-tjetrin. Rama ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin. Zotëria e tij ka ndërtuar sarajet dyfish sesa Enver Hoxha. Hoxha, edhe pse ishte diktator, vilën nuk e kishte në emrin e vet.