Çoçoli: Nëse Shqipëria do të integrohet në BE, do të kemi më tepër para

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli, i ftuar në emisionin Log. në News 24, tha se nëse Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian, kjo do ishte diçka tepër pozitive për ekonominë shqiptare.

Çoçoli shtoi se Shqipëria është në një moment të përshtatshëm. Ai shtoi se e beson se vendi do të hyjë në BE në vitin 2030.

Fatos Çoçoli: Nëse hyjmë në BE, do ishte diçka tepër e mirë për Shqipërinë. Nëse hyjmë në BE, do të kemi më tepër para. Brukseli ka dhënë deklarata, që është moment i përshtatshëm për ne. Unë e vlerësoj dhe opozitën, që gjithmonë ka qenë pro integrimit, është gjëja më e mirë për vendin. Por nuk mund të flasim dot që nuk na duhet integrimi në Bashkimin Europian, kjo duket disi e tepërt.

Fondet që do marrim nga BE vetëm mirë do na bëjnë. Shqipëria do ia dalë që të hyjë në BE. Interesi i Bashkimit Europian është që të zgjerohet.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook