Haxhinasto në Log.: Nuk e shikoj si problem serioz “non gratën” e Berishës! Më 11 maj, do të kemi rotacion

I ftuar në emisionin “Log.” në News 24, kreu i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, u shpreh optimist për ndryshime të mëdha në skenën politike shqiptare pas 11 majit. Ai theksoi se ndryshimi i administratës amerikane mund të sjellë ndodhi pozitive edhe në Shqipëri, përfshirë edhe heqjen e “non gratës” ndaj Sali Berishës.

“Non gratën e Sali Berishës nuk e shoh si problem serioz,” deklaroi Haxhinasto, duke shtuar se një vendim për heqjen e saj mund të ketë një impakt pozitiv në zhvillimet politike në vend. Ai theksoi se qytetarët po tregojnë një energji pozitive dhe optimizëm të qartë për ndryshimin e pushtetit, duke besuar se më 11 maj do të ndodhë rotacioni i shumëpritur.

Sipas tij, mbështetja për opozitën dhe për drejtuesin e saj, Sali Berisha, është e dukshme dhe në rritje.

Kreu i komitetit drejtues kombëtar të PL-së, Edmond Haxhinasto: Ndryshimi i administratës amerikane besoj se do sjellë një ndryshim dhe në Shqipëri. Pritshmëria është që non grata të hiqet. Non gratën e Sali Berishës nuk e shikoj si problem serioz. Heqja e non gratës mund të ketë impakt pozitiv, patjetër. Shikoj energji pozitive tek njerëzit, më 11 maj do të kemi një rotacion dhe ka mbështetje të dukshme për drejtuesin e koalicionit opozitar, Sali Berisha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook